Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se homologu i tij ukrainas, Volodimir Zelenski nuk donte të dëgjonte paralajmërimet e SHBA-ve përpara agresionit rus në vendin e tij.
“Shumë njerëz mendonin se po e ekzagjeroja”, tha Biden në një pritje për mbledhjen e fondeve në Los Angeles, duke iu referuar paralajmërimit të tij për mundësinë e një sulmi rus në Ukrainë.
“Por, e dija që kishim informacione që e mbështesnin konfirmimin”, shtoi ai para gazetarëve, shkruan France 24.
Shtetet e Bashkuara filluan të ngrenë alarmin mbi përgatitjet e Rusisë për një pushtim të Ukrainës përpara se Putini të shpallte “operacionin special” kundër Ukrainës më 24 shkurt.