Friday, November 22, 2024

Zelenski kërkon sanksione maksimale ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka bërë thirrje për sanksione “maksimale” kundër Rusisë gjatë një fjalimi virtual në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos.

Zelenski tha se sanksionet duhet të përfshijnë embargon e naftës, bllokimin e bankave ruse dhe pezullimin tërësor të tregtisë me Rusinë.

“Tani do të vendoset nëse forca brutale do udhëheqë botën. Nëse ajo udhëheq, atëherë fjalimet tona nuk do të kenë vlerë dhe grumbullimi në Davos nuk do të ketë më kuptim. Përse? Sepse forca brutale kërkon vetëm nënshtrimin e atyre që dëshiron t’i nënshtrojë. Ajo nuk negocion, por vret menjëherë. Njësoj siç po bën Rusia teksa ne po flasim këtu”, tha Zelenski.

Ai tha se Ukraina e ka ngadalësuar avancimin rus dhe shtoi se guximi i popullit të tij ka shkaktuar një unitet të paparë në botën demokratike.

“Mos prisni që Rusia të përdorë armë speciale, kimike apo biologjike, ose, mos e dhëntë Zoti, bërthamore. Mos i krijoni agresorit përshtypjen se bota nuk do t’i bëjë rezistencë veprimeve të tij”, u shpreh Zelenski.

Nga ana e tij, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, Klaus Shvab tha se kjo luftë ka shënuar një pikë kthese në historinë e botës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë