Thursday, November 21, 2024

Zelenski i bën thirrje BE-së për paketë të shtatë sanksionesh ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të miratojë sa më shpejt një tjetër paketë sanksionesh ndaj Rusisë, që do të ishte e shtata.

Kërkesa e tij, vjen ndërsa 27 liderët e Bashkimit Europian do të takohen këtë javë për të marrë një vendim përfundimtar  për Ukrainën në lidhje me dhënien e statusit të vendit kandidat, shkruan CNN.

“Unë do të bëj çmos për të siguruar që vendimi historik i Bashkimit Evropian të miratohet. Kjo është e rëndësishme për ne”, tha Zelenski gjatë fjalimit të tij, mbrëmjen e së martës.

Zelenski foli gjithashtu për politikën anti-evropiane të Rusisë dhe përgjigjen e Moskës ndaj Lituanisë që bllokoi mallrat e transitit drejt Kaliningradit.

“Rusia duhet të ndjejë një rritje të vazhdueshme të presionit për luftën dhe për politikën e saj agresive anti-evropiane,” theksoi presidenti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë