Monday, June 30, 2025

Zelenski: 50 ditë në mbrojtje të vendit, arritje e madhe për ukrainasit

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski lavdëroi ukrainasit për luftimet që po zhvillojnë prej 50 ditësh për mbrojtjen e vendit të tyre.

“Ata nuk e dinin se sa të guximshëm janë ukrainasit, sesa e vlerësojnë lirinë dhe mundësinë për të jetuar në mënyrën siç ata duan”, u shpreh ai.

Zelenski përshëndeti rezistencën e ukrainasve, duke thënë se 50 ditë në mbrojtje të vendit është arritje shumë e madhe e të gjithë popullit, shkruan BBC.

Presidenti listoi edhe mënyrat se si ukrainasit po luftojnë kundër rusëve, teksa iu referua edhe fundosjes së anijes luftarake ruse, ‘Moskva’.

Anija luftarake ‘Moskva’ pësoi dëmtim ditën e djeshme gjatë momentit që po ankorohej në një port në Detin e Zi dhe Kievi pretendon se ka goditur anijen me raketë, por Moska nuk e ka përmendur sulmin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë