Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ka reaguar në lidhje me vendimin e Bashkimit Europian, për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat.
Sipas tij, Ukraina nuk i ka përmbushur kushtet dhe nuk ka përmbushur standardet si vendet e Ballkanit, shkruan Tanjug.
“Bashkimi Evropian ka vendosur të mos pretendojë se ka të njëjtat rregulla për të gjithë ata që duan të anëtarësohen. Ukraina është bërë kandidate për anëtarësim pavarësisht se nuk ka arritur të përmbushë standardet e aplikuara me kaq kujdes në vendet e Ballkanit”, u shpreh ai.
Vulin nënvizoi se nëse kushti që Serbia të përparojë më shpejt drejt BE-së do të ishte të hynte në luftë me dikë, atëherë kjo proces nuk ia vlen.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten në Bruksel për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.