Saturday, September 7, 2024

SHBA/ Biden do t’i adresohet kombit të mërkurën për herë të parë që pas tërheqjes nga gara presidenciale

Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adresohet popullit amerikan, për herë të parë që kur u tërhoq nga gara për rizgjedhje.

Fjalimi i tij është caktuar për të mërkurën në orën 20:00, sipas kohës lokale.

“Nesër në mbrëmje në orën 20:00 ET, unë do t’i drejtohem kombit nga Zyra Ovale për atë që na pret përpara dhe se si do ta përfundoj punën për popullin amerikan”, shkroi Biden në rrjetin social, X.

Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale. Pas vendimit të Bidenit, demokratët kanë ofruar mbështetjen e tyre për Harrisin.

Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar nga 19 deri më 22 gusht, kur do të nominohet edhe kandidati i partisë për garën për Shtëpinë e Bardhë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë