Trupat ruse kanë rrëmbyer nënkryetarin e bashkisë Nova Sloboda, në rajonin Sumy të Ukrainës veriore. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i rajonit Dmytro Zhyvytskyi.
“Ky është Oleksiy Shibayev, nënkryetari i bashkisë së qarkut Nova Sloboda, i cili u rrëmbye ndërsa shoqëronte një dërgesë ndihme në një pikë kontrolli në zonën e Putyvl, rreth 80 km në veri-perëndim të Sumy, pranë kufirit me Rusinë”, tha ai.
Kujtojmë se, ditën e djeshme Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë mundur të zbrapsin armikun, duke çliruar qytetin Bucha, në rajonin e Kievit. Pas sigurimit të territorit, zyrtarët ukrainas akuzuan ushtrinë ruse për minimin e ndërtesave dhe infrastrukturës civile, si dhe hapësirave të tjera në këtë zonë, përpara se të dëboheshin nga trupat ukrainase.