Sunday, June 29, 2025

Putin: Rusia do të përgjigjet nëse NATO forcon ushtarakisht Suedinë dhe Finlandën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet nëse NATO fillon të forcojë infrastrukturën ushtarake të Suedisë dhe Finlandës.

Këto dy shtete kanë vendosur t’i bashkohen aleancës ushtarake pas pushtimit të Ukrainës, dhe ky është shkaku i reagimit të Putin, shkruan Reuters.

Në një bashkëbisedim me liderët e ish-shteteve sovjetike, Putin tha se zgjerimi i NATO-s po përdorej nga Shtetet e Bashkuara në mënyrë “agresive” për të përkeqësuar situatën e sigurisë globale.

Presidenti rus shtoi se nuk kishte asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga zgjerimi i NATO-s që përfshinte këto vende.

Rusia ka dhënë pak të dhëna specifike se çfarë do të bëjë si përgjigje ndaj zgjerimit nordik të NATO-s.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë