Friday, November 22, 2024

Plagosen me armë 3 ushtarë holandezë në SHBA

Tre ushtarë holandezë janë plagosur pas disa të shtënave me armë në afërsi të një hoteli në Indianapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ushtarët, anëtarë të Komandos Holandeze, ishin në Indiana ishin pjesë e një stërvitjeje ushtarake, shkruan CNN.

Të tre ushtarët u dërguan për mjekim në spital, teksa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Sipas informacionve paraprake, mësohet se ka ndodhur një trazirë mes të plagosurve dhe të autorëve të dyshuar. Detektivët nuk besojnë se ky ishte një akt i rastësishëm,” tha policia e Indianapolis në një njoftim për shtyp.

Të shtënat u regjistruan jashtë hotelit ku po qëndronin dhe në momentin që ata ishin duke pushuar.

Një grup hetimor është ngritur për të hetuar në lidhje me ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë