Saturday, September 7, 2024

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i madh, Mirush Kabashi

Aktori i madh i skenës dhe ekranit, Mirush Kabashi është ndarë nga jeta mengjesin e së martës në moshën 75-vjeçare. Artisti mbylli sytë pas një semundjeje të rëndë që kaloi prej disa vitesh.

Kabashi do të mbahet mend për një trashëgimi të pasur artistike, me rreth 100 role në teatër dhe filma, por dhe si një interpretues i shkëlqyer i poezisë.

Ndër rolet që ruhen në kujtesen e publikut, janë ato në filmat “Zëvendësi i grave”, “Dora e ngrohtë, “Edhe ashtu edhe kështu”, “Binarët”, “Koncert në vitin 1936” e shumë të tjerë.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës.

Në vitin 1970 ai u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike, ndërsa nga viti 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar. Mirush kabashi ka punuar edhe si pedagog ne Akademine e Arteve, duke pergatitur breza te tere studentesh te aktrimit.

Artisti Mirush Kabashi është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”,”“Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë