Thursday, November 21, 2024

Miqësorja e luksit, Egnatia mposhtet me përmbysje nga Inter

Egnatia është mundur me rezultatin 4-2 nga nëkampionët e Evropës, Inter në miqësoren e luksit, të zhvilluar në stadiumin Paolo Mazza.

Goli i shpejtë i Duamenës në pjesën e parë bëri që rrogozhinasit të mendonin më shumë për t’u mbrojtur në vijim nga sulmet e Interit që u hodh i gjithi përpara, por gjeti Sherrin në formë të jashtëzakonshme duke ndalur tentativat e zikaltërve.

Inzagi nuk ndryshoi titullarët as në pjesën e dytë, duke e trajtuar këtë si një ndeshje zyrtare, teksa kërkonte me çdo kusht të gjente barazimin. Ai erdhi pas një insistimi të gjatë, me Barelën i cili shënoi një gol spektakolar. Por kur të gjithë prisnin golin e dytë të Interit, erdhi ai i Egnatias, këtë herë me penalltinë e Fernandos i cili shënoi me “Panenka” përballë Somer.

Seria e zëvendësimeve nga të dy skuadrat bëri që të ndryshonte plotësisht fytyra e ndeshjes dhe Interi përfitoi më pas nga hapësirat në prapavijë për të barazuar me Lautaro Martinez. Më pas, ishte argjentinasi i cili simuloi në mënyrë të dukshme në zonë, me gjyqtarin që dha penallti për skuadrën italiane, të cilën e transformoi po kapiteni i zikaltërve. Në fund erdhi edhe goli i të riut Stabile, për të vulosur rezultatin 4-2 për Interin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë