Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se Vladimir Putin bëri një gabim historik duke pushtuar Ukrainën.
Megjithatë, sipas tij është jetike që Rusia të mos poshtërohet, në mënyrë që kur të ndalen luftimet në Ukrainë të mund të gjendet një zgjidhje diplomatike.
Macron nënvizoi se Franca do të luajë një rol ndërmjetësues për t’i dhënë fund konfliktit, shkruan Reuters.
“Unë mendoj dhe i thashë se ai po bën një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe për historinë. Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, ne të mund të ndërtojmë një platformë daljeje me mjete diplomatike. Unë jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse”, tha presidenti francez për mediat lokale.
Macron ka kërkuar të mbajë një dialog me presidentin rus Vladimir Putin që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt.
Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë lindorë dhe baltikë në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për t’i ushtruar presion Putinin në tryezën e bisedimeve.