Sunday, September 14, 2025

”Kemi 16 mijë viktima nga Covid-19”/ Mjeku Dasho: Qeveria të ndiqet penalisht për keqmenaxhim të pandemisë

Mjeku i njohur Erion Dasho, deklaroi se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga covid-19 për banorë në të gjithë botën, dhe sipas tij, kjo vjen edhe për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga qeveria.

I ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora, Dasho u shpreh se përgjegjësit për keq-menaxhimin e situatës pandemike në Shqipëri duhet të ndiqen penalisht nga organet kompetente, ashtu sikur po ndodh në botë, siç po vepron Brazili apo Franca.

Erion Dasho: “Në Shqipëri qytetarët hezitojnë të vaksinohen, kjo vjen dhe si pasojë e gabimeve të mëdha që bëri qeveria në fillim, kur solli vaksinat e para në vend. “Ashtu sikur se Brazili po çon në gjyq presidentin, në Francë  kanë paditur Ministren e Shëndetësisë penalisht, unë mendoj se personat përgjegjës për keq-menaxhimin e krizës së Covid në Shqipëri, që rezultoi në mijëra vdekje të parandalueshme, meritojnë plotësisht të shkojnë për ndjekej penale.

Më pas e gjykon gjykata se sa komplekse është përgjegjësia e tyre. Personalisht mendoj se ndjekja penale për drejtuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, për anëtarë të caktuar të Komitetit të Ekspertëve , ndoshta dhe për kryeministrin Rama, do të ishte një detyrim minimal për një shtet që i thotë vetes shtet i së drejtës. Kemi pasur 16 mijë vdekje nga Covid, kemi pasur 11mijë vdekje shtesë. Jemi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për banorë në botë dhe kjo situatë nuk duhet të kalojë pa investigim dhe pa u analizuar nga organet e drejtësisë“.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë