Një shqiptar është qëlluar për vdekje në Itali. 38-vjeçari, Arbër Xheleshi është vrarë nga pronari i banesës ku i riu kishte hyrë për të grabitur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 tetorit në Santopadre, Frosinone, Itali, por fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një qytetar rumun.
Ishin gjurmët e gishtave të shqiptarit, ato që bënë të mundur identifikimin e tij, pasi ai ishte dënuar edhe për krime të tjera duke u kthyer në një personazh të njohur për Policinë italiane.
Shqiptari dhe 3 persona të tjerë kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e një shitësi duhani kur janë pikasur nga pronari, i cili ka qëlluar pa ngurrim drejt tyre me armë gjahu.