Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se synimi i personave që u futën në shtëpinë e biznesmenit Nazmi Çangu nuk ishte grabitja e parave të tij.
E ftuar në emisionin “Open”, Lala tha se grabitësit e maskuar e të veshur si efektivë policie kërkonin të merrnin dokumente shumë të rëndësishme që Çangu ruante në kasafortën e tij.
“Grabitësit nuk kishin synim paratë. Ata kanë shkuar aty për të marrë dokumente shumë të rëndësishme që kishte ruajtur Nazmi Çangu. Por vetë çangu nuk po bashkëpunon me drejtësinë për ta treguar këtë gjë,”– tha Lala ndër të tjera.
(f.m/dosja.al)