Friday, November 22, 2024

Grabitet banesa e biznesmenit në Krujë, i marrin 100 mijë euro dhe i presin gishtin me gërshërë

Dhjetë perosna kanë grabitur banesën e një biznesmeni në Nikel të Krujës, duke marrë flori dhe një shumë monetare prej 100 mijë eurosh. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa mësohet se sipas informacioneve paraprake, banesa e grabitur është e biznesmenit Nazim Çangu.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dëshmia tronditëse e biznesmenit: Grabitësit më prenë njërin gisht me gërshërë, kërkonin çelësin e kasafortës

Nazim Çangu tregoi se si ishte torturuar nga grabitësit, të cilët i kishin prerë dhe një gisht, pasi kërkonin çelësin e kasafortës. Teksa shenjat e dhunës janë shumë të freskëta, biznesmeni tregon se dhunë është ushtruar edhe ndaj familjarëve të tij.

Më gjuajti me kauçuk poshtë gushës. I thashë ca policë jeni?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gjuajtën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin me gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda. Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin Ushtarak. Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja. I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë. Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë s’kam lekë këtu, i kam në bankë. Aty kisha një qese me lekë, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët. Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro. Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë. Kishte nja 5-6 çelsa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër. Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 autorë ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë. Më tha; ‘jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë’. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste aty.”, tha ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë