Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëzuar gjigantin shtetëror rus të energjisë Gazprom që të kalojë në pagesat me rubla, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
I pyetur në një konferencë me gazetarët nëse Rusia do të vazhdojë të furnizojë me gaz BE-në nëse vendet evropiane refuzojnë të paguajnë në rubla.
Peskov tha, “Gazprom është udhëzuar nga presidenti rus të pranojë pagesën në rubla”.
“Brenda një jave, ose më mirë, brenda katër ditëve të mbetura, Gazprom duhet të zhvillojë një sistem të kuptueshëm se si kjo mund të bëhet teknikisht dhe logjistikisht,” shtoi Peskov.
Putin tha të mërkurën se Rusia do të kërkojë pagesa për gazin në rubla nga vendet që i konsideron “jomiqësore”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë të enjten kërkesën e Putinit që ato vende të fillojnë të paguajnë për gazin rus në rubla. Urdhri i presidentit rus nuk vlen për prodhuesin e pavarur të gazit Novatek, shtoi Peskov, pasi është një kompani private.