Aktivistja Evi Kokalari ka folur për foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha që do të mbahet këtë të dielën me shqiptarët që jetojnë në Amerikë.
Ajo tha se në këtë takim përmes platformës së “Zoom“ do të marrin pjesë shumë shtetas shqiptarë, të cilët do të vijnë nga Florida, New Jersey etj.
Aktivistja Kokalari u shpreh se ajo vetë do të jetë e pranishme mes shqiptarëve në sallë, në SHBA, ndërsa Berisha dhe zëdhënësja Floriana Garo do të lidhen me Skype. Sipas saj kjo foltore nuk do të jetë ndryshe nga të tjerat,emigrantët shqiptarë do të kenë mundësinë t’i bëjnë pyetje Berishës dhe ky i fundit do t’u përgjigjet siç bën zakonisht në foltore.
Sali Berisha: ‘Ka shumë shqiptarë që duan të vijnë të dielën. Djali që po e organizon ka qenë pjesë e FRPD-së. Do të vijnë shumë shqiptarë nga Florida, Neë Jersey. Berisha do të lidhet me Skype, aty do të jetë edhe Floriana Garo. Dhe unë do të jem në sallë me njerëzit, ku ata do t’i bëjnë pyetje Berishës dhe ai do t’u përgjigjet.Ne nuk kontaktojmë kongresmenë sepse nuk është një gjë që duhet ta bëjmë, por DASH po përdoret si vegël’.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall no grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe tashmë nuk i lejohet të udhëtojë në SHBA.