Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Admirala Geprata”, ku një burrë sulmoi me thika disa persona, ku dy mbetën të plagosur, shkruan Euronews Serbia.
Sipas informacioneve paraprake, autori është kapur dhe më pas arrestuar nga policia.
Ende nuk dihen shkaqet apo motivet që detyruan autorin të ndërmerrte një veprim të tillë.