Kombëtarja shqiptare do të luftojë për çdo pikë në kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.
Kështu u shpreh trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho në konferencën për shtyp në Dortmund, në prag të ndeshjes me Italinë.
“Kemi pasur garë të vështirë gjatë kualifikuesve, është nder i madh të jemi me Shqipërinë në EURO 2024. Më vjen keq që kapiteni u largua pasi nuk luajti në 2016 dhe jam i kënaqur që është këtu. E meriton. Ne jemi në një grup shumë të vështirë, jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë, por do të shkojmë për të garuar, për të luftuar për çdo pikë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, do të jetë e vështirë. 11 startues pak a shumë është i gatshëm”, theksoi Sylvinho.