Friday, November 22, 2024

“Berishës nuk iu hoq liria”/ Gjykata e Apelit: Dy masat ndaj tij janë kushtetuese

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka zbardhur vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashin.

Apeli, në një vendim prej 184 faqesh, thotë se, vendimi i Shkallës së Parë që caktoi dy masa ndaj Berishës, atë të detyrimit për t’u paraqitur dhe ndalim jashtë vendit është keshtetues.

Sipas Apelit , për këtë masë sigurie nuk është e nevojshme të kërkosh autorizim nga Kuvendi sepse ndalimi për të dalë jashtë vendit dhe detyrimi për t’u paraqitur nuk është heqje e lirisë së deputetit, që do të thotë nuk është cënuar paprekshmëria e deputetit.

Po kështu, vendimi i Shkallës së Parë nuk është i njëanshëm dhe e drejta për t’u mbrojtur nuk i është cënuar, madje avokatët e tij e braktisën procesin, ndërsa gjykata bëri të gjitha përpjekjet për t’i gjetur një avokat Berishës.

Gjithashtu, në vendim thuhet se gjykata ka rrëzuar pretendimet e Berishës pasi në kohën e kryerjes së veprës penale, ai ka pasur pozicionin e kryeministrit dhe momentalisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe mund të cënoje provat apo hetimin e SPAK të nisur ndaj tij për akuzën e korrupsionit.

Ndersa në lidhje me ndryshimin e masës për Jamarbër Mllatezin, Gjykata e Apelit thotë se ai në masën e arrestit shtëpiak nuk mund t’i largohet hetimit dhe e ka të pamundur të prishë provat.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë