Friday, November 22, 2024

Berisha ”non grata”/ Ngjela: Krimet në nivel botëror i zbulon FBI-ja

Avokati i njohur, Spartak Ngjela deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pse akuzon Sekretarin amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata, pasi sipas tij, krimet në nivel botëror i zbulon FBI-ja.

I ftuar në emisionin ”Pikat mbi i” në ”News 24”, Ngjela tha se një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri do të ishte shumë e dëmshme, ndërsa ngriti pyetjen nëse Berisha përplaset me SHBA “nga mendja e tij, apo ia kërkon dikush”.

Spartak Ngjela: “Merret me FBI-në, ç’punë ka Blinkeni më. FBI është superfuqi e zbulimit të krimit në nivel botëror. Sekretari i Shtetit funksionon nëpërmjet FBI-së. Këta thonë “fonde të Sorosit”. Një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri është anti-kombëtare, dhe nuk dihet kush e kërkon. Po ia ka kërkuar Moska…Konflikti Rusi-SHBA këtu është në Shqipëri. SHBA u ka dhënë një shtet, kush ua ka dhënë? Klintoni. E dini që Klintoni desh e përfshiu Saliun me lecka. I di Saliu këto që më flet mua broçkulla? Pyetja është kush ia kërkon Saliut këtë? E ka nga mendja këtë budallallëk apo ia kërkon njeri? Të matet mirë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë