Friday, November 22, 2024

Atentati ndaj Trump, dorëhiqet drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqjen e saj për shkak të dështimit të sigurisë në me atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Dorëheqja vjen ndërsa ligjvënësit dhe një mbikëqyrës i brendshëm i qeverisë ecin përpara me hetimet lidhur me atentatin ndaj ish presidentit Trump, shkruan CNN.

Cheatle mori vendimin, e vënë nën presion nga thirrjet e vazhdueshme në Kongres për dorëheqjen e saj dhe përpjekja nga ligjvënësit republikanë për ta fajësuar.

Ligjvënësit u zemëruan akoma më shumë pas dëshmisë publike para Komisionit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të hënën, ku ajo nuk ishte e gatshme t’u përgjigjej shumë prej pyetjeve të komisionit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë