Fredi Rrushi kërkon lirin në gjykatën e Apelit. Ai akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Rrushi argumenton se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe për këtë arsye kërkon që të lërë qelin.
Rrushi në ankim thekson se me 43-vjeçarin kanë qenë shok dhe nuk ka patur asnjë arsye për të kryer krimin.
“Rruzhdi Hoxhën e kam pasur mik, s’kam pasur arsye ta vras”, mësohet të ketë thënë Fredi Rushi.
Lirim në Apel ka kërkuar edhe vëllai i tij Pajtim Rrushi duke mohuar që të ketë lidhje me këtë ngjarje. Gjykata e Apelit ende nuk ka caktuar datë se kur do të mbahet seanca.