Thursday, November 21, 2024

‘Zoti Levangolski, shihemi në Mynih’, reagimi i Myler për shortin e Ligës së Kampionëve

Ironitë e fatit janë diçka e zakonshme në botën e futbollit. Aq sa thuhet se vetëm ky sport mund të t’i dhurojë. Kështu i ka ndodhur Robert Levandovskit. Vetëm pak muaj pasi la Bajernin e Mynihut për t’u transferuar te Barcelona, polaku do të kthehet pikërisht me Barcelonën në stadiumin “Allianz Arena”, që dikur e kishte për idhull.

Sulmuesi 34-vjeçar bëri “luftë” për t’iu bashkuar Barcelonës në verë dhe pas një beteje të gjatë, arriti të plotësonte dëshirën e tij për të nisur një sfidë të re në karrierën e vet.

Por ja që shorti në Ligën e Kampioneve e ka “bashkuar” atë sërish me Bajernin, teksa goglat e hedhura në Stamboll e kanë vënë Barcelonën në të njëjtin grup me Madridin, pa harruar këtu Interin dhe Viktorian e Pilzenit në Çeki.

Ndërsa Tomas Myler, sulmuesi i Bajernit, përveçse komentoi rikthimin e Robert Levandovskit në Mynih, i lëshoi edhe një sfidë ishshokut të skuadrës, duke postuar në “Instagram”: “Çfarë shorti i bukur për tifozët! Zoti Levangolski, shihemi së shpejti në Mynih! Sa bukur që do të takohemi me Barcelonën dhe Levandovskin. Për mua është një grup i madh me skuadra të mëdha. Do të jenë mbrëmje të bukura të Ligës së Kampioneve për tifozët e futbollit. Por një gjë është e qartë: duhet të bëjmë detyrat për t’u kualifikuar në 1/8-at”, tha për sajtin e klubit sulmuesi gjerman.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë