Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se raketat e saj kanë shkatërruar një arsenal të madh të armëve të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih, qytetin e origjinës së presidentit Volodymyr Zelensky.
Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov pretendon se në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 300 ushtarë ukrainas, shkruan BBC.
Ai gjithashtu pretendon se një numër objektivash të tjera ushtarake ukrainase u goditën në ofensivë, duke përfshirë një sistem mbrojtës rus që rrëzoi një avion luftarak ukrainas SU-25 në Dnipro.
“Në total, si rezultat i sulmeve ajrore ruse, u vranë më shumë se 300 nacionalistë dhe u shkatërruan 50 njësi të pajisjeve ushtarake dhe speciale të forcave të armatosura të Ukrainës”, tha ai.