Friday, November 22, 2024

Barbari te ‘5 maji’ – Momenti kur policët tërheqin zvarrë 78-vjeçaren

Bashkia e Tiranës nxori sot në qiell të hapur dhjetëra familje te lagjja ‘5 maji’ në kryeqytet. 

Banesat e tyre u shembën për t’i hapur rrugë projektit të kullave.

Fati i banorëve, mes tyre edhe të moshuar e fëmijë është i trishtë e i panjohur. 

Këtë dimër ata do ta kalojnë pa një çati mbi kokë dhe situata bëhet edhe më alarmante kur jemi në pikun e dimrit. 

Si të mos mjaftonte shembja e shtëpive, investime nga kursimet e familjarëve, policia ushtroi edhe dhunë barbare ndaj banorëve. 

SYRI sjell video nga momenti tronditës kur efektivët e policisë nuk kursejnë as të moshuarën 78-vjeçare Liza Marku, e cila kërkon të mbrojë banesën e saj. 

E moshuara tërhiqet zvarrë nga policët. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë