Ish Presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç, ka pezulluar Marrëveshjen e Asocimit të BE-së në 2013 për të parandaluar kthimin e vendit drejt Perëndimit. Kjo lëvizje shënoi fillimin e një krize të thellë në historinë e Ukrainës.
Rusia e udhëhequr nga Vladimir Putin kërkon të shpallë ish-presidentin ukrainas Viktor Janukoviç si udhëheqësin e ri të Ukrainës. Ky lajm është raportuar nga websajti i lajmeve Ukrayinska Pravda, duke cituar inteligjencën ukrainase.
Viktor Janukoviç është rrëzuar nga pushteti pas protestave antiqeveritare në 2013-2014 .
Janukoviç është tani në Minsk, sipas burimit të faqes së lajmeve ukrainas. Ai iku në Rusi në vitin 2014.
Kremlini mund të jetë duke përgatitur një operacion mediatik ose fushatë për të rikthyer Yanukovych në Ukrainë, ose për të publikuar një adresë prej tij drejtuar popullit ukrainas, tha gazeta.
Në janar, Britania e Madhe tha se Moska po planifikonte të instalonte një figurë pro-Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës.
Zyra e Jashtme gjithashtu emëroi ish-deputetin ukrainas Yevhen Murayev si një kandidat të mundshëm të Kremlinit.
Po kush është Viktor Janukoviç dhe si nisi konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë?
Rusia u ngatërrua me Ukrainën pasi ish-republika sovjetike filloi t’i afrohej Bashkimit Evropian.
Ish Presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç, pezulloi Marrëveshjen e Asociimit të BE-së në 2013 për të parandaluar kthimin e vendit drejt Perëndimit. Kjo lëvizje shënoi fillimin e një krize të thellë në historinë e Ukrainës.
Mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, duke protestuar me muaj kundër vendimit të Janukoviçit. Herë pas here kishte përplasje midis protestuesve, me protestuesit pro-rusë që dilnin në rrugë.
Janukoviç u detyrua të arratiset në Rusi ndërsa protestat dolën jashtë kontrollit. Meqë Ukraina është e ndarë gjeografikisht midis Evropës dhe Rusisë, ashtu janë njerëzit e Ukrainës të ndarë në dy pole, mes atyre pro-rusë dhe pro-perëndimorë.
Tensionet më vonë u përhapën në Krime dhe Donbas. Parlamenti i Krimesë vendosi të mbajë referendum, i cili do të lejonte aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Krimea u aneksua në mënyrë të paligjshme nga Rusia pas referendumit të diskutueshëm të 16 marsit 2014, megjithë kundërshtimet e tatarëve të Krimesë dhe ukrainasve.
Gjithashtu separatistët pro-rusë pretendojnë kontroll ndaj Ukrainës lindore, përfshirë rajonin Donbas, të cilin ata e kontrolluan në mënyrë të paligjshme gjatë shtatë viteve të fundit.