Thursday, November 21, 2024

Video-testamenti i Alexei Navalny: Ja çfarë duhet të bëni nëse mua më vrasin

Pas vdekjes së kundërshtarit rus Alexei Navalny në një koloni penale në Siberi , një video e marrë nga dokumentari që merr emrin e tij filloi të qarkullonte në rrjetet sociale.

Përdoruesit po ringjallin një skenë specifike nga filmi në të cilën disidenti rus reciton atë që mund të konsiderohet testamenti i tij shpirtëror.

“ Nëse vendosin të më vrasin mua – thotë Navalny në video – do të thotë se ne jemi tepër të fortë dhe duhet ta përdorim këtë fuqi”. I ulur në dritën e zbehtë në banakun e një vendi krejtësisht të zbrazët, aktivisti u kërkon ndjekësve të tij të vazhdojnë atë që ai filloi: «E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Pra, mos jini joaktiv .”

Sipas versionit të dhënë nga Moska, vdekja e disidentit 47-vjeçar, i burgosur në koloninë penale Kharp, ishte shkaktuar nga një sëmundje e papërcaktuar e zemrës.

Rezultatet e një komisioni ndërkombëtar tregojnë se viktimat e këtyre sulmeve në mbarë botën arrijnë në afërsisht 4.5 milionë çdo vit.

Lideri opozitar rus Alexei Navalny, sipas Moskës, vdiq të premten më 16 shkurt nga “sindroma e vdekjes së papritur”.

Ndërkohë të paktën 340 persona janë arrestuar në të paktën 30 qytete ruse që kur u njoftua vdekja e Alexei Navalny-it, kundërshtarit më të njohur në vend të presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi organizata e të drejtave të njeriut OVD-Info.

Kjo është vala më e madhe e arrestimeve gjatë aktiviteteve politike në Rusi që nga shtatori 2022, kur mbi 1300 persona u arrestuan gjatë demonstratave kundër “mobilizimit të pjesshëm” të rezervistëve për fushatën ushtarake në Ukrainë.

Juristi i burgosur 47-vjeçar, Alexei Navalny, ra pa ndjenja dhe më pas vdiq pas një ecjeje në burgun “Ujku Polar” në Arktik, ku po vuante një dënim me 30 vite burg, njoftoi shërbimi i burgjeve.

Organizata OVD-Info, e cila raporton për të drejtën e organizimit në Rusi, tha se pjesa më e madhe e arrestimeve të së shtunës ndodhën në Shën Petersburg dhe në Moskë, ku lëvizja e zotit Navalny ka qenë tradicionalisht e fortë. 74 persona u ndaluan në Shën Petersburg dhe 49 në Moskë, deri rreth orës 3 të pasdites me orën lokale.

Filmimet e agjencisë së lajmeve Reuters të shtunën në Shën Petersburg tregonin dhjetëra persona duke u mbledhur pranë një monumenti të dedikuar viktimave të represionit. Protestuesit vendosën lule dhe qirinj, ndërsa disa këndonin himne dhe të tjerë përqafoheshin me njëri-tjetrin, duke derdhur lotë.

“Ndjeva keqardhje për të dhe për vendin tonë”, tha një pjesëmarrëse 83-vjeçare që nuk pranoi të japë emrin e saj. “Jam e frikësuar”, tha ajo.

Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters që gjendej në vendngjarje tha se rreth 30 persona u arrestuan pak pasi përfunduan së kënduari.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë