Friday, November 22, 2024

Video/ Juventusi mposht Lacion dhe i afrohet zonës Champions

Juventus ia doli të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë 0-2 ndaj Lacios. Goli i parë erdhi pas 23 minutash lojë. Bonuçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe dërgoi topin në rrjetë.

I dyti mban po firmën e mbrojtësit, i cili realizoi përsëri me penallti, duke i dhënë një mesazh indirekt Mançinit në lidhje me lojtarin që duhet t’i gjuajë penalltitë tek Italia, pas gabimit të Zhorzhinjos kundër Irlandës së Veriut.

Bonuçi është mbrojtësi i parë që realizon një dygolësh me penallti në një ndeshje të Serisë A, pas Mauricio Domizit me Napolin në tetorin e vitit 2007.

Me këtë fitore, skuadra e Alegrit ka kapur pikërisht Lacion në renditje dhe është ngjitur në zonën europiane të klasifikimit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë