Tuesday, March 19, 2024

VIDEO | Flamuri shqiptar shfaqet në stadium në ndeshjen Serbi-Zvicër

Edhe pse autoritetet në Katar morën masa duke ndaluar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë  në ndeshjen Serbi-Zvicër, flamuri shqiptar është shfaqur në stadiumin “974”, aty ku po luhet kjo sfidë.

Pas golit të shënuar nga sulmuesi i Zvicrës, Embolo, i cili barazoi rezultatin në 2-2, disa tifozë shpalosën flamurin kuq e zi në stadium, duke festuar.

Aktualisht, po luhet pjesa e dytë e ndeshjes dhe Zvicra udhëheq me rezultatin 2-3.

Golin e parë të sfidës dhe për zviceranët, e realizoi mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë