Home LUFTA NË UKRAINË VIDEO | “Ëndrra jonë është që të ndalet lufta”, përlotet futbollisti ukrainas

VIDEO | “Ëndrra jonë është që të ndalet lufta”, përlotet futbollisti ukrainas

0
108
Futbollisti ukrainas, Oleksandr Zinchenko

Futbollisti ukrainas, Oleksandr Zinchenko është përlotur gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Skocisë.

26-vjeçari tha se është ëndrra e çdo ukrainasi që lufta të përfundojë dhe kombëtarja e Ukrainës të kualifikohet për në botëror.

“Çdo ukrainas ëndërron që të ndalet lufta. Ëndrra jonë është që të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe t’iu japim emocione ukrainasve”, tha Zinchenko mes lotësh.

Ukraina do të kërkojë fitoren sonte në mbrëmje ndaj Skocisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e “Playoff” për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sfida që do luhet në stadiumin “Hampden Park” të Gllazgout, ishte planifikuar për t’u zhvilluar muaj më parë, por u shty për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet më pas me Kombëtaren e Uellsit.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here