Sunday, June 29, 2025

Vettingu i politikanëve, Zheji: Rama i papërgatitur nga propozimi i Bashës

Analisti i njohur, Artur Zheji deklaroi se propozimi i kryedemokratit Lulzim Basha për vettingun e politikanëve, e ka gjetur të papërgatitur kryeministrin Edi Rama, dhe sipas tij, ky i fundit po përpiqet që të fitojë kohë.

Deklarata e Zhejit u bë ditën e sotme në emisionin ”Pikat mbi i” në News 24. Sipas Zhejit, kjo tentativë e ndryshimeve Kushtetuese është bërë për të zgjuar nga gjumi SPAK. Gjitashtu ai theksoi se PD, me “Vettingun” e politikanë po kërkon peshqit në rrjetë.

Artur Zheji: “Kam përshtypjen se propozimi i opozitës e ka kapur në befasi, sepse ka krijuar një gjë të re për një aspiratë që populli e ka shumë përzemërt. Rama është i papërgatitur për të dhënë përgjigje dhe ka vënë mekanizmin në lojë për të kuptuar se si mund të veprojë. Tani pas 2 mijë vjetësh establishment shkruan në një gjuhë të pakuptueshme për popullin dhe ai është i detyruar ta adhurojë. Kemi një aparat shumë të kushtueshëm të drejtësisë, që quhet SPAK dhe njerëzit kanë disa vite që rrinë të marrë peng me emocionin për një drejtësi të madhe. Opozita po kërkon që këtyre armëve boshe që nuk shkrepen ti japë një objektiv dhe një plumb. Pra ne kemi një drejtësi super të paguar, të mbrojtur të sponsorizuar nga ndërkombëtarët dhe super të avashtë dhe krejtësisht larg parametrave të popullit shqiptar”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë