Saturday, September 13, 2025

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë, Prokuroria i dërgon analizat jashtë shtetit

Prokuroria i ka dërguar analizat e ujit dhe të klorit, mostra të marrë nga hoteli ku u gjetën të vdekur 4 rusët, jashtë vendit. Deri më tani është bërë me dije se një kompanie private do të kryejë gjithë analizat e nevojshme, por nuk bëhet me dije se në cilin shtet bëhet fjalë. Po ashtu ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e tyre. 

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se kërkesa erdhi pas faktit se Instituti i Shëndetit Publik, e ka cilësuar si problematike marrjen e provave nga ana e OPGJ-ve të Kavajës. Ndërsa këta të fundit pretendojnë se masat janë marrë konform të gjitha normave ligjore. Ndërkohë që hetimet ende nuk kanë përfunduar, Prokuroria e Kavajës mban ende të mbyllur katin e nëndheshëm të hotelit, duke vendosur edhe efektivë policie.

Viktimat; Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dyshohet se mund të kenë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur në pishinë.

Por, nuk përjashtohet as pista e një vrasjeje të mundshme. Por duke qenë se trupat e pajetë i janë dorëzuar djalit të çiftit Burenkova dhe u nisën nga ambasada ruse përmes një fluturimi të rregullt për në Moskë. Mbetet për t’u parë nëse atje do t’i nënshtrohen një tjetër hetimi nga autoritetet vendase.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë