Friday, March 14, 2025

Vazhdon kriza e rezultateve për Barcelonën, Rajo Valekano i jep shuplakën e radhës katalanasve

Përfundon ndeshja e javës së 11 në La Liga. Barcelona vazhdon rënien e lirë. Pas humbjes me Realin e Madridit në “El Clasico”, katalanasit janë mundur nga Rajo Valekano me rezultatin minimal 1-0.

Një gabim i pafalshëm i Buskets solli golin e Radamel Falkaos, i cili shënoi me një goditje perfekte pasi la në vend Xherard Pike.

Me këtë humbje, Barcelona mban vendin e 9 me 15 pikë, ndërsa Rajo Valekano renditet në vendin e 4 me 19 pikë.

Barça pati një mundësi të artë në minutën e 72 për të barazuar rezultatin. Memfis Depaj fitoi një penallti dhe u paraqit vetë te pika e bardhë për ta ekzekutuar, por gjoajtja e tij u ndal nga një pritje e mrekullueshme e portierit Dimitrievski.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë