Saturday, June 28, 2025

“SPAK-u të hetojë që nga Presidenti nëse ka b*thë”, Murrizi: Ja pazari i rradhës Rama-Basha

Nga: Myslim Murrizi

U “ emocionova” shumë nga propozimet e Lul Bardhit dhe Garze Bashës për “ndryshimet” Kushtetuese.

Them propozime të çiftit Basha-Bardhi sepse shumica e Deputetëve të grupit parlamentar nuk kanë asnjë dijeni apo informacion se për çfarë bëhet fjalë?

Sa njësi lokale janë propozuar?

Sa Bashki urbane dhe sa Bashki rurale?

A ka ndryshim të sistemit zgjedhor apo jo?

Sepse sistemi zgjedhor ështe i sanksionuar në Kushtetutën e prillit 2008, që Basha e ka belbëzuar si gabim dhe ka folur me zë të mekur sikur do ta ndryshojë.

Cilin sistem zgjedhor propozon Basha që të jetë funksional, afërsisht i barabartë në numër votash për mandat, sa më demokratik dhe t’i japë vlerë votës së QYTETARËVË për të zgjedhur Deputetin që ATA duan.

Sa për dërdëllisjen e mender vetingut të politikanëve që do ja lërë në dorë SPAKUT, është një shashkë e pazarit të radhës me Ramën.

SPAKU ka të gjithë hapësirën ligjore në ndryshimet e fundit të ligjeve të drejtësisë së re, të hetojë nëse ka b…. nga Presidenti, Kryeministri, Ministra, Deputetë, Kryetarë Bashkie e çdo funksionarë të lartë të Shtetit.

Por, SPAKU dhe asnjë organ tjetër nuk mund të ndalojë asnjë Shtetas Shqiptarë që ka mbushur moshën 18-vjeç dhe që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë, për të zgjedhur ose për t’u zgjedhur me informacione të tipit të sigurimit të Shtetit të kohës së udhëheqësve shpirtërorë të tufës së spurdhjakëve që kanë pushtuar politikën shqiptare.

Edhe ligji i dekriminalizimit që ishte eksperiment i vetëm në Shqipëri, njëlloj si reforma në drejtësi, është anti-Kushtetues sepse cënon liritë dhe të drejtat themelore të individit në një shoqëri formalisht demokratike, siç pretendojmë se jemi nga 12 dhjetori 1990.

Por, nuk është ankimuar nga askush në Gjykatën Kushtetuese, sepse prej 4-vitesh nuk kemi patur Gjykatë Kushtetuese dhe se individët e larguar nga ky ligj, kanë qenë të pistë deri në fyt e nuk ka guxuar askush të bëjë padi nga frika e plasjes së llumit që kanë mbi kurriz

Dhe, kur e dëgjoj nga goja e Bashës që “pastrimin “e politikës ja beson SPAKUT të Ramës, siç ka thënë prej 4-vitesh rresht nga viti 2017, më vjen t’i përdor si sifonë haleje këta fytyra apatike hermafrodite pa karakter, pa dinjitet, pa burrëri, pa besë, pa nder e pa familje, që janë shndërruar si uturak i Bashës vetëm për një karrige në Parlament

Degjojeni çfarë ka dh….. nga goja për Reformën në Drejtësi dhe për SPAKUN e Ramës në prill 2017 Luli, që po e ha sot bashkë me eunukët dhe uturakët lëvizës të tij

Ta degjojë edhe Garze Bardhi me Alfred Rrushajn, Agron Gjekmarkajn me Kreshnik Çollakun, Tomorr Alizotin me Belind Kelliçin dhe të gjithë ata pjesëtarë të tufës që në këtë kohë kur DEMOKRATËT gdhiheshin dhe ngryseshin 90 ditë në çadër, këta nuk i ka parë kush se ku në ps ishin

Kur të kete pak kohë të lirë, ta degjojë dhe Juri Kim se për paraardhesin e saj e ka fjalën.

Ndërsa Luigji Soreca nuk besoj që e ka problem, se Vllahutini nuk ishte nga Napoli por “ shartëse” mes Zagrebit dhe Bukureshtit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë