Pesëmbëdhjetë persona kanë rënë në pranga dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi tregtonin produkte të ndryshme të cilat ishin futur kontrabandë në vend dhe nuk jepnin faturë tatimore për shitjet e tyre.
Këtë aktivitet, ata e zhvillonin nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale. Ndaj 15 të arrestuarve, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” .
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave.