Nga: Sokol Pepushaj
Arrestimi i Sali Berishës është çështje kohe. Amerika e do në burg për korrupsion, keqpërdorim dhe ndërhyrje tek fondet publike, përdorim pushteti në përfitime vetjake, për familjarët dhe aleatët politikë, shpërdorim të besimit dhe për pasuri të përmasave të mëdha.
Është ky angazhimi i SHBA-ve në mbështetje të pritshmërive të shqiptarve përmes reformave kyçe që me patjeter fillon me arrestimin e njërit prej “Peshqve” të Mëdhenj të Ballkanit, Sali Berishës.
Ky arrestim, vjen pas burgosjes së Hashim Thaçit, i njohur si Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të shtetit më të ri në Botë dhe President Republike në momentin e prangosjes.
Pas Berishës, prangat i tunden edhe Presidentit të Republikës Ilir Meta, disa peshqve si Fatmir Mediu, “Tigri”, Ujku” etj.
Këto arrestime mendohet të çelin sezonin e gjuetisë së “Peshkut”.
Kapjen e “Peshqve” të korrupsionit e presin me padurim shqiptarët. Minutat e vonesës u duken orë, orët ditë, e ditët muaj.
Se çdo zyrtar milioner “Peshk” është.
Kush nuk vjedh ikën nga erdhi. Vjedhja kombëtare bëhet në sy të kujtdo, pa problem. Është kthyer në virtyt.
Çdo budalla, si me thënë çdo zyrtar a militant, çdo diplomat, si me thënë çdo i huaj që kalon këtej, çdo vagabond, si me thënë çdo pasanik, “sinoptikën” e vjeshtës politike, e japin njëlloj.
Mafia dhe politika janë bashkë.
Kanë paratë e pasuritë bashkë, fitoret e “Foltoret” bashkë, avionët e drogës e diplomatët bashkë. Vetëm diplomacisë amerikane i ruhen, nuk ja kanë besën asnjëherë.
Kështu bëjnë këta. As kanë besë, as i besojnë njëri- tjetrit. Gjënë e ndarë, kur rrezikohen e bashkojnë. Ose, e ndajnë si vëllezër. Ndan i madhi e zgjedh i vogli.
Pra, për të mundur Yuri Kim detyrat i ndan doktori.
Ani, se gjithkush i lexon, se u drejton gishtin me neveri, se i mallkon deri në shtatë brez, u humbtë fara hajdutëve.
Ata, sa për sy e faqe rrinë përkarshi e zihen. Shtiren se do i “nxjerrin sytë” Ilir Metës, por e kanë shpirt dhe e ruajnë si sytë e ballit.
Krijojnë Amplituda të larta deri në lëkundje të pllakave tektonike të korrupsionit. Por e kanë të fortë sistemin nuhatës dhe mbrojtës.
Pas ‘non-gratës’ që ka sjellë Yuri Kim nga Shtëpia e Bardhë, që lajmëron Cunam të fortë mbi korrupsionin, këta nuk distancohen fare, që stuhia të marrë përpara të keqen.
Këta janë skile. Tërhiqen, bashkojnë forcat dhe shtiren.
Po, thonë, do i kapim “Peshqit”. Sali Berishës po ja çelim “gropën”. Le të vijë vala e ta marrë përpara, me të gjithë hajdutët e tjerë.
Në anën tjetër, ndryshe veprojnë.
Janë me “maska”. Vijnë nga turmat, nga vagabondët, dhunuesit, hajdutët, krimi, nga vrasjet, prandaj krijojnë skena me “frikë”, me konflikte, pabesi, maskarallëqe. E bëjnë Sali Berishën “fantazëm”, e bëjnë mbinjerëzor, mashtrojnë perëndimorët me revolucion, sikur 80 për qind e shqiptave shkon pas tij, e përralla me mbret…
Saliu “rritet” nga “vazo” e non gratës.
Sali Berisha dhe Ilir Meta, pa asnjë vlerë shoqërore, humane, njerëzore, me suport ekonomik dhe politik nga Edi Rama, po mbjellin e rritin sa mundin antiamerikanizëm.
Asnjëri milioner shqiptar nuk ka problem asnjë sakrificë. Shqipëria është plot drogë, plot korrupsion, plot hajdutë, plot varfanjakë.
Edhe për Vetting-un e politikanëve, ku dihet, mbi 80 për qind e tyre nuk do ishin jo në politikë, por në burg, imponojnë anarshi mediatike. Kanë lëshuar “rrënjë” kudo këta hajdutët.
Këta e mbysin drejtësinë për të jetuar të qetë, këta krijojnë konflikte fallco. Qëllimi im tyre është i qartë, të mashtrojnë edhe këtë radhë Amerikën.
I çelin edhe “gropën” Saliut, edhe Presidentit Meta, vetëm sa të kaloi Cunami Yuri Kim.
Çfarë do që të bëjnë këta, shqiptarët presin arrestimin e Sali Berishës. Ua ka premtuar Amerika kapjen e “Peshqve” të mëdhenj.