Monedha europiane ka humbur pikë këtë të martë pasi është blerë me 122.3 lekë dhe është shitur me 123.3 lekë krahasuar me rritjen që pati ditën e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë mëngjesin e sotëm pasi blihet me 144.5 lekë dhe shitet me 146 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Edhe Dollari amerikan ka shënuar gjithashtu zbritje të kuotës këtë mëngjes pasi blihet sot me 111.3 lekë dhe shitet me 112.3 lekë krahasuar me dje.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane është dobësuar ndjeshëm këtë të martë pasi është blerë me 118.3 lekë dhe është shitur me 119.5 lekë.
SCAN