Thursday, November 21, 2024

Serbia s’mund të shkojë në BE duke ndjekur rrugën e Rusisë, thotë Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se asnjë shtet i cili ndjek rrugën e Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin, nuk mund ta ketë vendin në Bashkimin Europian, duke iu referuar Serbisë.

Deklaratën, Osmani e dha këtë të enjte nga Brukseli për mediat, pak para fillimit të Samitit të BE-së.

Sipas saj, nuk mund të ndiqen dy rrugë njëkohësisht, ajo e Rusisë dhe e Bashkimit Evropian.

“Besoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të jenë këtu sot, për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe zërin e njërezve të tyre. Ato vende të cilat janë të përkushtuara në rrugën europiane, duhet të shkojnë përpara. Ato vende të cilat besojnë se mund të ndjekin rrugën e Rusisë, Putinit dhe atë të BE-së njëkohësisht, nuk meritojnë rrugë europiane. Nuk mund të ndjekësh rrugën e Rusisë dhe BE-së njëkohësisht”, theksoi Osmani.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, Osmani nënvizoi se Kosova pret një mesazh më të qartë nga Bashkimi Evropian.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë