Qyteti i Durrësit është zgjuar nën pushtetin e ujit.
Pak orë shi dhe të gjitha rruget thuajse janë përmbytur, duke shkaktuar kështu problem në disa nga lagjet e qytetit.
Situata paraqitet më e rënduar në lagjen nr.18, te kryqëzimi pranë stadiumit ”Niko Dovana”, por edhe te Stacioni i Trenit.
Një situatë e tillë përsëritet në Durrës sa herë që bie shi, duke bërë kështu të pamundur lëvizjen e këmbësorëve por edhe të automjeteve.