Ministria e Mbrojtjes në Rusi deklaroi se ka kryer sulme me raketa në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Rusia njoftoi se ka goditur një fabrikë në Kiev gjatë natës, e cila prodhon sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa kundër anijeve.
Sulmet do të intensifikohen në shenjë hakmarrje, pasi rusët pretendojnë se Ukraina ka kryer sulme terroriste në Rusi, shkruan BBC.
“Si rezultat, repartet e fabrikës për prodhimin dhe riparimin e sistemeve të raketave kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketa kundër anijeve, u shkatërruan”, shtoi ministria në një deklaratë të publikuar
Të enjten, Rusia akuzoi Ukrainën për dërgimin e helikopterëve përtej kufirit për të sulmuar disa qytete ruse.