Wednesday, December 25, 2024

Roveri i NASA-s zbulon shenja jete në planetin Mars

Roveri Perseverance i NASA-s është  një mjet për ngasje në terren të ashpër, i drejtuar me telekomandë mbi terrene jashtëtokësore dhe ndodhet në Mars për më shumë se 250 ditë. Ditën e djeshme, NASA njoftoi nëpërmjet Twitter që ky rover tashmë ka gjetur shkëmbinj me shtresa në Mars.

Roveri, i cili u largua nga Toka më 18 shkurt, po shikon një pjesë të kraterit “Jezero” që mund të jetë formuar si rezultat i pranisë së ujit në këtë planet. “Shkëmbinj me shtresa si ky shpesh formohen në ujë dhe mund të mbajnë të dhëna se si ishte mjedisi i tyre dikur”, shkroi agjencia hapësinore në Twitter.

Roveri Perseverance do të nxjerrë përdor mjetin gërryes për prerë gurë në mënyrë që të bëjë një inspektim më të afërt. Sapo mjeti gërryes të copëtojë shkëmbin për të zbuluar se çfarë është poshtë.

Krateri Jezero, zona që Perseverance po eksploron aktualisht, dikur ishte mbushur me ujë dhe NASA po lundron me rover rreth zonës për të kërkuar shenja të fosilizuara të jetës së lashtë.

Marrë nga dailymail.co.uk

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë