Tuesday, March 19, 2024

Ronaldo publikon foton me Messi-n: Është mirë të takosh disa shokë të vjetër

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u përballën ditën e djeshme, në një miqësore të zhvilluar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riyadh.

Ronaldo ishte kapiteni i skuadrës saudite, me lojtarë nga dy ekipet më të mira në vend, Al Nassr dhe Al Hilal, ndërsa Messi me PSG-në.

Portugezi shënoi një dy-golësh, teksa Messi ishte ai që zhbllokoi sfidën duke shënuar golin e parë të takimit.

Pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin 4-5 në favor të francezëve, Ronaldo postoi në rrjetin social, Instagram, disa foto nga ndeshja, një ndër to edhe me Lionel Messi-n.

Në postimin e tij, 37-vjeçari u shpreh i lumtur për rikthimin e tij në fushë dhe shtoi se është mirë të takosh disa shokë të vjetër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë