Tuesday, July 1, 2025

Rama telefonon Zelensky-in, ja për çfarë bisedoi me Presidentin e Ukrainës

Pas lajmit të presidentit të Ukrainës, Zelensky se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Edi Ramën, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit të vendit.

Krahas publikimit të bisedës me Zelensky-n, Rama ka shkruar se i ka shprehur presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë.

“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, ka shkruar Rama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë