Thursday, June 26, 2025

Qytetarët e Krujës helmohen nga uji i pijshëm, por ja çfarë premtoi Rama në fushatë (Video)

Rreth 300 persona kanë pasur simptoma helmimi dhe kanë marrë mjekim në spitalin e qytetit. Dyshohet se e gjitha kjo ka ardhur për shkak të ujit të pijshëm. Për këtë është ndërprerë edhe furnizimi me ujë.

Por, a e mbani mend si u propagandua uji i pijshëm në Krujë. Rama mbushi një shishe dhe thërriti me të madhe për ujin e pijshëm të Krujës.

“Uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Gëzuar! Perfekt” u shpreh kryeministri Rama që me veprimin e tij u tregoi banorëve se mund ta pinin ujin direkt nga rubineti.

Më pas e piu dhe ia kaloi politikanëve të tjerë që e ndiqnin. Në atë kohë, Ramën nuk e gjeti gjë, se s’dihet nga vinte uji, por sot qytetarët e Krujës, po mbushin dyert e spitalit. Tashmë do të jetë prokuroria që do të zbulojë se kush ka gabuar nga zyrtarët e Ujësjellësit të Krujës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë