Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmyrto Kuleba tha se nuk mund t’i besohet presidentit rus Vladimir Putin, pasi ky i fundit tha se nuk do përdorë rrugët tregtare për të sulmuar qytetin e Odesës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuleba u shpreh se Putin mashtroi kur tha se nuk do të sulmonte Ukrainën, por në fakt bëri të kundërtën.
“Putin thotë se nuk do të përdorë rrugët tregtare për të sulmuar Odesën. Ky është i njëjti Putin që i tha kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron se nuk do të sulmonte Ukrainën, disa ditë përpara se të fillonte një pushtim në shkallë të plotë të vendit tonë. Nuk mund t’i besojmë Putinit dhe fjalëve të tij boshe”, shkroi Kuleba në Twitter.
Putin says he will not use trade routes to attack Odesa. This is the same Putin who told German Chancellor Scholz and French President Macron he would not attack Ukraine — days before launching a full-scale invasion of our country. We can not trust Putin, his words are empty.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) June 6, 2022
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se veprimet e Moskës nuk kanë të bëjnë fare me krizën e afërt energjetike dhe ushqimore në botë dhe fajësoi sërish politikat ekonomike dhe financiare të Perëndimit për krijimin e një skenari të tillë.
Kremlini tha javën e kaluar se Moska është e gatshme të japë një “kontribut të rëndësishëm” për të shmangur krizën ushqimore përmes eksportit të drithërave nëse Perëndimi heq sanksionet.