Thursday, November 21, 2024

Presidenti Erdogan nis vizitën në Shqipëri, Rama e pret në aeroport

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka nisur vizitën zyrtare në Shqipëri. Avioni i Presidentit Erdogan u ul në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orën 10:20, rreth 55 minuta me vonesë nga sa ishte parashikuar në axhendë.

Kreu i shtetit turk u prit në aeroport nga Kryeministri Edi Rama me ceremoni zyrtare. Mes dy liderëve pati një takim miqësor.

Të pranishëm në aeroport ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar dhe anëtarë të tjerë delegacionit turk.

Pas pritjes dhe ceremonisë zyrtare në aeroportin “Nënë Tereza”, delegacionet shqiptare dhe turke u nisën drejt qytetit të Laçit për të inauguruar 524 apartamentet e ndërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, që janë financuar nga shteti turk.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë