Gjashtë persona në Tiranë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Një 30-vjeçar me inicialet E.Y ka rënë në pranga pasi kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij për ushtrimin e lojërave të fatit.
Ndërkohë gjatë kontrollit nga policia u gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri me çipsa dhe letra bixhozi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 30 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij, për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me çipsa dhe letra bixhozi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu është arrestuar edhe 40-vjeçari K.D., pasi i kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Sakaq specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– B. Sh., 22 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;
– M. F., 58 vjeç; D. A., 41 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.