Më shumë se 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Indinë jugore pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, duke prekur edhe zonat përreth.
Disa shtëpi u përmbytën për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe njerëzit u bllokuan në rrethin e Kottayam në shtetin Kerala.
Videot nga zona, treguan se udhëtarët e autobusit po shpëtoheshin pasi automjeti i tyre ishte rrethuar nga uji, shkruan BBC.
Ditët e reshjeve të mëdha në Kerala kanë shkaktuar rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës dhe ushtria indiane i është bashkuar përpjekjeve të shpëtimit.
Aurotitetet kanë përdorur helikopterët për të shpërndarë ndihmat e nevojshme në zonat ku njerëzit janë ngujuar nga rrëshqitjet e dheut, thanë zyrtarët të Dielën.
Dhjetëra njerëz janë raportuar të zhdukur dhe ka frikë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej. Banorët vendas iu bashkuan ekipeve të shpëtimit të Dielën për të ndihmuar në heqjen e baltës, shkëmbinjve dhe pemëve të rënë nga zonat e prekura ndërsa kërkimi për të mbijetuarit vazhdon.
Indian Air Force medium lift helicopters have been inducted for #floodrelief efforts in districts of #Kerala inundated due to heavy rains.#HarKaamDeshKeNaam pic.twitter.com/ZcwZRKyYZR
— Indian Air Force (@IAF_MCC) October 17, 2021